Super gol me volej nga Gonzalez në Botërorin U-20 (Video)


Golat e bukur nuk dinë t’i shënojnë vetëm futbollistët seniorë. Kjo është vërtetuar në Kampionatin Botëror U-20, ndërmjet Meksikës dhe Spanjës.
Pas një aksioni të rrjedhshëm të meksikanëve, Arturo Gonzalez e merr një top të mrekullueshëm nga e djathta, duke shënuar në stilin volej me të majtën, pa i dhënë mundësi portierit spanjoll që të intervenojë. Ky mund të zgjidhet goli më i bukur i Botërorit për të rinj. /LajmeOnline/