Super bashkëpunim mes Rita Orës dhe Prince

Pasi na la pa frymë me bukurinë e saj në fushatën publicitare për koleksionin vjeshtë – dimër 2014 -15, nën firmën e stilistit Cavalli, Rita vjen më një tjetër dhuratë për të gjithë adhuruesit e saj.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka njoftuar për një super bashkëpunim me yllin e muzikës Prince.

Ndonëse nuk ka ende një material video Rita ka dashur që ta bëjë publike lajmin për këtë super bashkëpunim që do të jetë një këngë e rrymës rap.

Ky single do të jetë dhe ai që do të plotësojë albumin më të ri të yllit të pop-it.

Pjesë e këtij albumi të Ritës janë Dj. Calvin Harris, Gwen Stefani dhe autori mit i “Purple Rain”, Prince.