Suma: Mbetem i pavarur

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, ka bërë me dije se nuk do ta mbështesë asnjë parti politike në zgjedhjet parlamentare të cilat pritet të mbahen së shpejti.
“Ajo çfarë mund të bëj unë është vetë, të kërkoj publikisht nga qytetarët e Hanit të Elezit të dalin në zgjedhje parlamentare”, ka thënë Suma.

Ai ka bërë me dije se nuk do t’i bashkohet asnjë partie politike, pavarësisht ofertave të shumta që ka pasur, shkruan Epoka e Re.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se është duke e ndjerë veten komod si i pavarur. “Jam i vendosur, nuk futem në asnjë parti politike, dëshiroj të mbetem i pavarur. Nuk dua të anoj kah asnjë parti”, është shprehur ai.