Sulmon shokët e klasës me thikë, policia qëllon me armë 14-vjeçarin (Video)

Një gjimnazist i është vërsulur shokëve të tij të klasës me thikë, pasi ata e kishin ofenduar dhe e ngacmonin prej ditësh. Kështu, adoleshenti kishte marrë një thikë me vete në shkollë, me të cilën ka kërcënuar nxënësit e tjerë. 14 vjeçari i identifikuar si Logan Clark, u filmua nga një kamera amatore teksa kërcënonte me thikë shokët e tij të klasës në shkollën e mesme Protector Hug. Nxënësi refuzoi ta hiqte thikën, kështu një nga oficerët e policisë së shkollës e qëlloi atë me armë. Clark u dërgua menjëherë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Prindi i një tjetër nxënësi tha pas ngjarjes: “Ai është shoku i ngushtë i djalit tim. Ai është një viktimë dhe është vetëm 14-vjeç. Ai vjen pothuajse çdo ditë në shtëpinë time. Është një djalë i mirë, të gjithë miqtë e tij e pëlqejnë atë”, tha ai duke ua lënë fajin për ngjarjen personave që e kishin tallur adoleshentin. Ai shtoi: “Si mundën ta qëllonin në një vend plot me nxënës? Edhe djali im ishte aty, çdokush mund të ishte lënduar. Djali im u përpoq ta ndihmonte dhe polici i tha të largohej”, përfundon prindi i shokut të ngushtë të Clark. Vetë i ati i 14-vjeçarit shkroi online: “Për të gjithë idiotët që mendojnë se Logan ishte gabim. Ai ngacmohej dhe tallej vazhdimisht dhe ai nuk është tipi që tërhiqet. Ai e mori thikën me vete në shkollë si pasojë e kësaj talljeje dhe shkolla duhet të kishte marrë masa, por dështoi.”