Sulmon Bekim Çollaku: E turpshme për BE-në, ta mbaj Kosovën të izoluar (Video)

Do të ishte e pafalshme për Bashkimin Evropian dhe shtetet anëtare qe edhe me tutje të lënë Kosovën të izoluar, kjo do të ishte e turpshme. Unë nuk besoj qe shtetet anëtare do të ja lënë vetit një turp të tillë”, kështu është shprehur ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku në emisionin “Politikë”, me Sejdi Demirin në Tribuna Channel.

I pari i Integrimeve Evropiane, thotë se çdo shtyrje e liberalizimit të vizave do të ishte e turpshme për Bashkimin Evropian. Kosova, sipas tij, do të shpërblehet më mërite brenda këtij viti.

“Nëse gjatë këtij viti qytetarët nuk lëvizin lirshëm dhe pa viza atëherë krejt këtij procesi i humb kuptimi, sepse ne e dimë se një ditë do të lëvizim lirshëm. Do të ishte absurde dhe e turpshme për Bashkimin Evropian, nëse kjo ndodhë, por jam i sigurt qe kjo nevoje krejtësisht teknike nuk do të shndërrohet në diçka politike. Jam i sigurt se Kosova do të shpërblehet me merite. Kjo nuk do të vijë si dhuratë, por edhe një gjë qe e kemi merituar edhe më herët. Durimi ynë do të shpërblehet në mënyre të meriturar”, ka thënë Çollaku në emisionin “Politikë”, në Tribuna Channel.collaku1-640x380