Sulmohet zyrtarja e komunës së Vitisë

loading...

loading...
Zyrtarja për Barazi Gjinore në Komunën e Vitisë, Ibadete Hyseni i ka dërguar letër grave deputete të Kuvendit të Kosovës për të ju treguar se është sulmuar nga Menaxheri i Personelit, H.Y. Në letër shkruan se ngjarja ka ndodhur të mërkurën gjatë orarit të punës.

Ajo tregon se Menaxheri i Personelit e kishte fyer rëndë, duke cenuar dinjitetin e saj njerëzor ku më pas ka tentuar ta sulmojë fizikisht dhe më këtë rast, në ndihmë i kanë dalë zyrtaret komunalë te cilët kanë arritur ta pengojnë sulmin fizik.

Për ketë rast (sulm fizik në vendin e punës, vepër kjo e kryer në tentativë), menjëherë janë njoftuar organet e ndjekjes, ku edhe janë marrë në pyetje mbi dhjetë dëshmitarë (zyrtarë komunalë) dhe rasti është proceduar në Prokurorinë publike në Gjilan, nga njësia e hetimeve.

“Ndërkaq, po atë ditë, Menaxheri i Personelit i ka thirrur një nga një dëshmitarët (zyrtarët komunalë) në zyrën e tij, duke i shantazhuar, shtrënguar dhe frikësuar që të dëshmojnë në favor të tij, ku nga këto veprime të tij edhe ata janë të frikësuar dhe të detyruar të ruajnë veten e tyre, se përndryshe po të dëshmojnë sulmin dhe fyerjen, mund të ndëshkohen edhe këta nga ‘menaxheri’”, shkruan në letrën e saj drejtuar grave deputete.

Edhe pse menjëherë ka njoftuar Kryetarin e Komunës, ai deri më tani nuk ka ndërmarrë asnjë masë disiplinore ndaj personit në fjalë (Menaxherit të Personelit), por as që ka pranuar sqarime,shkruan zeri.

Ibadete Hyseni, me ketë rast, i është drejtuar grave deputete duke kërkuar që të ngritët zëri në Parlamentin e Republikës së Kosovës duke thënë se është një vepër e patolerueshme dhe e papranueshme që kthen prapa zhvillimin demokratik të vendit.

H.Y edhe pas këtij rasti ka vazhduar te qëndrojë në vendin e punës./LajmeOnline/

loading...