Sulmohet xhiruesja e Klan Kosovës

Xhiruesja e Klan Kosoves, Vlora Dervodeli është sulmuar sot nga një person, derisa po e kryente punën e saj në mbulimin e një aksidenti që ndodhi pasdite në Fushë Kosovë.

Ajo bashkë me gazetarin Dibran Istrefi po merreshin me rastin e rrokullisjes së një kamioni me ngarkesë mbi një makinë me të vogël.
Sulmuesi, që ishte një prej personave te objekti ku ndodhi aksidenti, e ka goditur Dervodelin me shqelm në stomak derisa ia ka dëmtuar pajisjet e televizionit, transmeton KlanKosova.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe po merret me rastin, ndërsa Dervodeli për disa minuta ka pasur dhimbje.
Klan Kosova e konsideron këtë rast si tentim për të penguar gazetarët në punën e tyre, si dhe për ta cënuar të drejtën e qytetarëve për informim.

E rasti, për më tepër, është i prekshëm për televizionin, duke pasur parasysh se bëhet fjalë për sulm ndaj një femre.