Sulmohet me gurë autobusi i Vevçanit

loading...

f1_05vevcan1362469595

loading...
Persona të panjohur në dalje të Veleshtës kanë sulmuar me gurë autobusin e kompanisë “Sprija” nga Vevçani.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e ngjarjes kanë dalë pjesëtarët e policisë për të bërë veprimet e duhura. Siç transmeton Ina, autobusi sipas informacioneve të policisë që e konfirmojnë rastin, ka qarkullua në relacionin Strugë-Vevçan.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 21.00, kur personat e paidentifikuar kanë hedhë gurë në drejtim të autobusit, me ç’rast sipas policisë ka pësuar një person, i cili ka marrë lëndime të lehta trupore. Menjëherë ai është dërguar në spital ku i është dhënë ndihma e duhur mjekësore dhe pasi është konstatuar se lëndimet nuk rrezikojnë jetën dhe shëndetin e personit, ai është lëshuar për kurim shtëpiak.

Organet e policisë dhe organet tjera kompetente kanë ndërmarrë veprimet e duhura për zbardhjen e plotë të rastit.

 

loading...