Sulmohet ish-ushtari i UÇK’së (Video)


Sulmohet ish-ushtari i UÇK’së by GazetaExpress
Nysret Krasniqi u sha e u rrah, nga 2 persona, tek sa po zbriste në qytetin e Pejës pas drekës në një lokal në Drelaj të Rugovës.
Ish-ushtari i UÇK’së, Nysret Krasniqi , që në këtë zonë kishte qenë pjesë e njësisë speciale, për shenjat që i mbeten nga e enjtja pasdite, thotë se nuk i kishte borxh askujt.

Personat që e rrahën me shkopinjtë e tij për ecje në bjeshkë, thotë se ishin familjarë të Osman Shalës, banor i kësaj ane, të cilin ky e kishte arrestuar për dhënie të informatave te forcat serbe gjatë luftës.

Të arrestuarit ai thotë se i mbajti në një shtëpi për 2-3 ditë e më pas i liroi pa i keqtrajtuar.

Por vetë Osman Shala që akuzohet nga Krasniqi mohon se ishte në dijeni për këtë vepër të Zogë e Lekë Selmanajt, babë e bir, të cilët e sulmuan ish-ushtarin, e që ky i ka miq.

Thotë se nuk i erdhi mirë kur dëgjoi për këtë rast, edhe pse sipas tij UÇK në këtë zonë ka bërë shumë gabime.
ushtari_1459973673-7520094