Sulmohen me thikë 6 turiste në një resort, dy të vdekura

loading...

loading...

Gjashtë turiste u sulmuan me thikë nga një burrë në një resort turistik në Hurghada të Egjiptit. Gjatë sulmit, dy prej turisteve mbetën të vdekura, ndërsa katër të tjera u plagosën.

Autori i ngjarjes, i cili u arrestua pak pas ngjarjes së mesditës së sotme, aktualisht po merret në pyetje.

Ai mbërriti me not në bregun e detit pranë resorit, për t’u futur më tej në hotel.

Mësohet se tre prej turisteve të sulmuara janë serbe, dy ukrainase dhe një polake.

Nuk dihen ende shkaqet e sulmit, ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e tyre.

loading...