Sulmohen dy policë në Prizren

policia-kosove

Prizren, 27 mars – Policia e Kosovës njoftoi se të martën është arrestuar një person, pasi ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas raportit, dy zyrtarët policorë kanë marrë lëndime trupore dhe të njëjtit kanë kërkuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.