Sulmi i militanteve në Turqi filmohet nga kamerat, vriten dy femrat (Video)

pg-21-istanbul-bombing-1-getty-1-650x358


Dy femrat militante kanë nisur sulmin me armë dhe granatë ndaj oficerëve të Policisë turke, mirëpo fatmirësisht nuk arritën të plagosin askënd.
Incidenti i ndodhur në Bayrampasa që u filmua nga kamerat e qytetit, shihet që sulmi ndaj policisë ka dështuar dhe menjëherë është raportuar nëpër kanalet televizive turke.

Në video gjithashtu shihen teksa dëmtohen dyert kryesore të rajonit të policisë.

Femrat militante largohen nga vendngjarja megjithatë ndëgjohen të shtëna armësh.

Zyrtarët më vonë kanë njoftuar se dy femrat u vranë nga forcat speciale, ndërkaq është plagosur edhe një polic në krah.