Sulmet në Belgjikë: Terroristët përdornin kartela telefonike të Shqipërisë dhe Kroacisë?


Në Ballkan, duke përfshirë edhe Shqipërinë, ka një numër të kampeve terroriste me intensitet të ulët, aty rekrutohen njerëz dhe bëhen pjesëtarë të ISIS-it, thuhet në një raport konfidencial të policisë francezes dhe shërbimeve sekret, në të cilin Newsweek në gjuhën serbe thotë se ka qasje.
Edhe kamikazët e fundit në Parisë dhe Belgjikë thuhet se kanë pasur qasje me këto kampe në Shqipëri, Kroaci e Bullgari.

Po ashtu, sipas këtij raporti, Abdeslam Ibrahim dhe terroristë të tjerë kishin sim-kartela të Shqipërisë e Kroacisë.

Në dokumentet e shërbimit të inteligjencës franceze thuhet se terroristët kanë pasur dy telefona “Samsung”, dhe në njërin nga ta kishte kartelë telefoni të Shqipërisë e në tjetrën të Kroacisë, transmeton klankosova
Ku dhe si janë blerë kartelat, ajo nuk është bërë e njohur ende. Po ashtu nuk dihet nëse terroristët ishin vetëm kalimtarë në këto shtete, kur i kanë blerë kartat.

Po ashtu raporti tregon dhe për korrespondencat e policisë franceze me “Samsung” dhe “Google”.

Nga dokumentet po ashtu është mësuar se Hasna Ait Bulacen, një i afërm i njërit prej terroristëve të cilët vdiqën gjatë sulmit në Saint-Denis afër Parisit, disa herë ka folur me një numër telefoni celular në Kroaci.
3