Sulm terrorist në Francë, kamioni hyri mes njerëzve, dhjetëra të vdekur (Video)

CnWvBQ7WAAAv6c4

Një kamion u përplas me turmën e njerëzve gjatë festimeve për Ditën e Basitjës në qytetin jugor francez të Nices. Incidenti ndodhi në zonën e quajtur “Promenade des Anglais” gjatë lëshimit të fishekzjarrëve. Autoritetet lokale urdhëruan njerëzit që të qëndrojnë në shtëpi, duke e quajtur incidentin “një sulm”. Disa dëshmitarë thanë se ka pasur edhe të shtëna ndërmjet policisë dhe personave në kamion, por ende asgjë nuk është konfirmuar. Kryebashkiaku i Nice, Christian Estrosi, tha se “një shofer kamioni ka shkaktuar dhjetëra viktima”. Autoritetet në Nice raportojnë për 0 të vdekur dhe 100 të plagosur. Disa video në rrjete sociale tregojnë momentet e panikut, me njerëz të cilët vrapojnë dhe bërtasin duke kërkuar ndihmë. Mediat ndërkombëtare shkruajnë për skena horroi dhe se zona është e mbuluar e tëra me gjak.