Sulm me sëpatë në një tren në Gjermani, mbi 20 të plagosur

Më shumë se 20 njerëz në Gjermani janë plagosur, pasi një njeri i cili raportohet se kishte një sëpatë në dorë ka sulmuar pasagjerët me tërbim brenda në një tren.

Lajmi është konfirmuar nga mediat gjermane, raporton BBC dhe “Express.co.uk”.

Menjëherë ka nisur një operacion policor dhe një helikopter është duke lëvizur mbi Heidingsfeld, një pjesë e qytetit të ëurzburg në Gjermaninë jugore.

Mediat lokale (në gjermanisht) kanë raportuar në Twitter se 21 persona kanë mbetur të plagosur dhe autori i dyshuar duket se është qëlluar nga policia. Linja e trenit mes Würzburg-Heidingsfeld dhe Ochsenfurt është mbyllur. Incidenti i tmerrshëm ka ndodhur këtë mbrëmje.

Thuhet se autori fillimisht u largua por pas një ndjekje policore, duket se është neutralizuar, por kjo ende nuk është konfirmuar. Sulmi ndodhi në një tren në rajonin e Wurzburg, në rajonin e Bavarisë në qendër të vendit. Gjendja e viktimave aktualisht është e panjohur.