Sulm i peshkaqenit të bardhë në Australi, vret një notar

3650af99-254b-4e4f-96ac-ddcb9af15a24---0-

Viktima 40-vjeçare është identifikuar si Ada

m Strange, i cili gjendej me familjen në plazhin e Muriwai në Zelandën e Re.

Sulmi i një peshkaqeni të bardhë prej 4 metrash ka vrarë një 40-vjeçar të identifikuar si Adam Strange, i cili gjendej në plazhin e Muriwai në Zelandën e Re, me familjen. Peshkaqeni i madh është detyruar të largohet nga Rojet e Bregdetit, që kanë qëlluar disa të shtëna për ta frikësuar kafshën nga bregu, mirëpo Strange s’ka mundur të bëjë dot asgjë, pasi është tërhequr me vete nën ujë.
“Fillimisht shikuam pendën, pastaj, menjëherë pati gjak kudo. Burri ishte ende i gjallë dhe i bërtitëm të shkonte drejt një shkëmbi, pastaj me një tjetër sulm, peshkaqeni e mori me vete nën ujë e s’mundi të shmangte fundin e tmerrshëm”.