‘Sulltanesha Hyrrem’ prezanton vajzën

Aktorja e famshme turke Meryem Uzerli, e cila është e njohur në sajë të roleve të shumta në telenovela, ka publikuar një foto në Instagram, teksa në krah mban vajzën e saj.

Duket se aktorja tashmë i është kthyer jetës normale, pasi një vit më parë ajo u përball me probleme të shumta, duke nisur tek ato shëndetësore dhe më pas ndarjen nga bashkëshorti.

Ky i fundit kërkoi që të takohej me të bijën, gjë për të cilën e kishte të ndaluar nga ish-bashkëshortja.

Më tej ai lëshoi një lum akuzash ndaj saj, të cilat i bërë publike dhe në media. Në atë periudhë ai e cilësoi si të çmendur, ndërsa aktorja u detyrua që të largohej nga regjistrimi i serive të tjera në një telenovelë, ku dhe ajo kishte nënshkruar kontratën.

Ajo u largua nga roli i “Hyremes” në “Muhte?em Yuzy?l” dhe u rikthye e sëmurë në Gjermani. Ishte shtatzënë me të dashurin e saj Can Ate?, i cili e la atë.

Aktorja është bërë nënë në 10 shkurt të këtij viti. Në jetë erdhi vajza e saj, të cilën ajo e pagëzoi me emrin Lara.