“Sulejmani i Madherishem”, Halit Ergenc: Une kam gjak shqiptar

loading...

sulltani

loading...

Sulejmani i Madherishem eshte shqiptar. Ose te pakten aktori qe interpreton rolin e sulltanit te madh te shekullit te 16-te, ne serialin dramatik turk, qe po konfirmohet si nje sukses televiziv ne “Albanian Screen”.

Pasi kane mberthyer kureshtjen dhe simpatine e shqiptareve, yjet e serialit “Sulejmani i Madherishem” flasin ekskluzivisht per publikun shqiptar. Mes tyre, surpriza vjen nga Halit Ergenc, aktori qe interpreton Sulejmanin, i cili deklaron me krenari se ka prejardhje shqiptare.
“Me duhet te them qe te paret e mi nga ana e mamase sime ne periudhen osmane kane ardhur ne Turqi, pra babai i gjyshit te gjyshit te saj ka qene shqiptar, per kete arsye mund te them me plot gojen qe edhe ne damaret e mi ka gjak shqiptari. Une dua te pershendes gjithe shqiperine. Shpresoj qe sa me shpejt te gjej mundesine te vizitoj token shqiptare dhe te njihem me ju”, thote aktori Halit Ergenc.
Ergenc ka zbuluar se roli i Sulejmanit nuk ka qene aspak i lehte, ashtu siç nuk kane qene te tilla edhe sheshxhirimet.
“Ne fillim nuk ishte aspak e lehte per mua te luaja nje rol kaq te rendesishem. E ksiha shume te veshtire te imagjonoja boten e ketyre njerezve, dashurite e tyre, veshtoresite e kohes, strukturat e islamit. Ishte e veshtire te pershtatesha me jetesen e 1500 viteve me pare”, rrefen ai.
Ato qe kane terhequr me teper kersherine e femrave teleshikuese jane Hyremi dhe Mehidevrani, dy grate rivale te Sulltanit. Ne jeten normale dy artistet nuk jane vecse mikesha.
“Rivaliteti ima me Mehidevranin eshte i tille vetem ne film. Ne jeten e perditshem ne jemi mike. Sa me perket mua, ne jeten reale, per qellime te mira jam tip luftarak. Perpiqem me qellime te mira luftoj gjithmone t’i arrij, por besoj edhe shume tek fati”, thote Meryem Uzerli, aktorja qe luan rolin e Hyrem.
Suksesi qe po shoqeron episodet e “Sulejmanit te Madherishem” i ka bere artistet protagoniste nder me te klikuarit edhe ne internet, ndersa ka konfirmuar imazhin dhe nivelin e ri te kinemase televizive turke.
loading...