Sukses historik i Murray në Wimbledon

27494

Princi Edward apo sic e njohim që të gjithë Dukën e Kentit ishte vetëm 9 muajsh kur Fred Perry fitonte turneun e Wimbledon-i 77 vjet më parë, megjithatë gjithë ajo pritje e gjatë duket se ja ka vlejtur dhe britanikët që deri më sot krenoheshin me faktin se kishin parë këtë apo atë lojtar më në fund do të krenohen me faktin se të paktën ata ishin të pranishëm apo e përjetuan një situatë të tillë. Gjërat janë të shkruara dhe të paktën kjo kuptohej, pas shumë kohësh Andy Murray mund të thyente një tabu që zgjaste që nga viti I largët 1936.

Këtë herë 26-vjecari skocez ia doli mbanë të ngrejë lart në qiellin londinez trofeun më të lakmuar të sportit të tenisit, për më tepër duke triumfuar në finale e madhe pikërisht ndaj numrit 1 të botës Novak Djokovic. Asgjë nuk linte përshtypjen për një fitore 3-0 dhe të këtyre përmasave, megjithatë krejt ndryshe nga c’tregon rezultati në Center Court Novak Djokovic luftoi deri në fund, madje deri aty sa për t’I anuluar plot 3 match point, nga rezultati 0-40. Vetëm 1 javë më I madh sesa Djokovic por me vetëm 1 titull Slam në karrierë e kishte ndarë mendjen për të mos përsëritur zhgënjimin e 12 muajve më parë, kur pavarësisht se fitoi setin e parë u mund 3-1 nga më I madhi ndoshta tenist I të gjitha kohërave, Roger Federer. Tenisti skocez pasi fitoi 6-4 setin e parë në 61’ arriti të përmbysë disavantazhin 4-1 të setit të dytë, duke fituar 6 nga 7 gamë-t në vazhdim. E njëjta situatë u përsërit në setin e trteë dhe të fundit, kur Andy coi dëm avantazhin 2-0, sidoqoftë edhe këtu do të mbahet mend rikuperimi i tij fenomenal nga rezultati 4-2 për Djokovic dhe cfarë rikuperimi.

Murray me duart që i dridheshin arriti të shfrytëzojë match point-in e katërt duke fituar plot 4 game-t e fundit të sfidës, që vulosën përfundimisht edhe rezultatin final 6-4, 7-5, 6-4, në një ndeshje që zgjati plot 3 orë. Bilanci ndërmjet tyre tashmë ngushtohet në 11-8, nga Murray që kishte humbur 3 përballjet e fundit ndërmjet tyre, por që gjithsesi I shkakton humbjen e dytë në tre finalet e fundit të turneve Slam shokut dhe mikut të tij Djokovic, pas asaj 10 muaj më parë në Flushing Meadows. Është folur shumë për rivalitetin Federer – Nadal, megjithatë kjo dyshe takohet për herë të tretë në 4 finalet e fundit të turneve Grand Slam si për të na treguar se që të gjithë duhet të mësohemi me këtë realitet të ri, e në fakt pas dy muajve fillon në New York US Open, historia mund të përsëritet dhe pse jo rivaliteti meidis tyre mund të ndizet akoma më shumë.