Suedia mobilizon ushtrinë, pret një luftë kundër Rusisë

Shteti skandinav, Suedia, brenda pak vitesh mund ta gjejë veten në luftë, pas një deklarate trishtuese armiqësie nga Rusia.
“Expressi”-i britanik shkruan se shteti skandinav ka bërë thirrje që të fillojnë përgatitjet për “një betejë të armatosur kundër një armiku të fuqishëm”, pas më shumë se 200 vjet paqe.

Dokumentet e gjetura, që citojnë shefin e Armatës suedeze, Anders Brannstrom, përpara një takimi me shërbimin suedez për mbrojtje, thonë se lufta mund ta godasë vendin brenda pak vitesh.

“Situata aktuale e sigurisë më çon deri tek konkluzionet se brenda disa viteve ne mund ta gjejmë veten në luftë”, ka thënë ai.

Sipas tabloidit britanik, ushtria suedeze është duke përgatitur plane afatgjata për beteja ushtarake mes viteve 2016-2020 dhe është duke u përgatitur për një kundërshtar të fuqishëm.

Shefi i ushtrisë, Brannstrom, ka thënë se “çdonjëri në ushtri duhet të bashkohet për ta kundërshtuar një armik të fuqishëm.

Është kjo hera e parë që një zyrtar i lartë ushtarak në Suedi paralajmëron se vendi është në prag të luftës.

Kryetari i komisionit për ushtari në Parlamentin e Suedisë, Allan Widman, kishte thënë se vendi po përjeton gjithnjë e më shumë agresion nga Rusia sepse nuk është anëtar i NATO-s.

Sipas tij, bazuar në klimën ekonomike, konflikti me Rusinë është i mundshëm.
Ushtar-suedez-Ilustrim-640x358