Suarez nuk do të jetë shërbëtor i Messit

Luis Suarez nuk do të luajë rolin e yllit të dytë te Barcelona.Ish-trajneri i Përfaqësueses së Uruguait, Martin Lasarte, ka thënë se Luis Suarez nuk do të pajtohet të jetë autsajder i Lionel Messit te Barcelona.

Sipas Lasartes, Suarez luan për ekipin dhe jo për ndonjë lojtar të caktuar.

“Unë e shoh Luisin duke kontribuuar kolektivisht për ekipin, por jo duke qenë shërbëtor i të tjerëve”, u shpreh Lasarte.

“Sa i përket sulmit të Barcelonës, aty ka talent, fuqi shënuese, personalitet dhe karakter fitues”, shtoi tutje ish-trajneri uruguaian.