Suarez ka nevojë për psikolog

Presidenti uruguaian, Jose Mujica, ka thënë se në vend të pezullimit nga FIFA, Luis Suarezit duhet t’i ofrohet ndihma e psikologut.
Në mbështetje Luis Suarezit, së fundmi i ka dalë edhe presidenti i vendit të tij, Jose Mujica.

Ky i fundit ka thënë se Suarezit nuk i duhet pezullimi nga FIFA, mirëpo ndihma e një psikologu.

“Ai ka një prapavijë jo të mirë dhe intelexhenca e tij kryesore është në këmbë. Është më mirë ta dërgojmë atë në një spital për t’u kontrolluar nga një psikolog”, u shpreh Mujica për mediat lokale.