Suarez i jep shpresa Juventusit

W

Juventusi nuk e ka fshehur kurre qe Kuis Suarez eshte lojetari i preferuar i Contes per te perforcuar sulmin ne tregun e ardhshem te veres. Te leme menjane per pak kohe kostot e transaksionit, sepse kane dale fjale te rendesishme nga vete uruguajani. “Nese nje klub tjeter do te me ofronte nje projekt me ambicioz, do te ishte i mirepritur”.

Qe mund ta perkthejme keshtu :”Do te transferohesha ku luajne Champions”. Deklaratat e tjera jane “ne Liverpool jam i lumtur, por ne futboll nuk i dihet asnjehere”, te cilat tregojne se Suarez ka deshire te ndryshoje atmosfere sepse duke qene golashenuesi me i mire i Premier League nuk mjafton me. Tani, 26 vjec, do vetem te fitoje.

Dhe Juventusi ia ofron kete mundesi. Shoku i tij i skuadres Steven Gerrard, me pas eshte i bindur se keto jane muajt e fundit te sulmuesit me bluzen ‘Reds’, “Kam frike se pa Champions, do ta humbim”.

Pra, nese ka vullnet mjafton qe ta kaloje pengesen e parave. Nese eshte e vertete qe lojetari fiton rreth 5 milion euro, pra te perballueshme per shtepine bardhezi, eshte e rendesishme qe Liverpool te kerkoje nja 30 per karten e tij. Ja pse n kete pike do te duhej nje shtyse nga ana e vete Suarez.