Stupcat skeç “humori” për djemtë e Grabovcit ( VIDEO )

stupcat_503517 Humoristët e “Stupcave” edhe kësaj here janë përkujdesur që ndodhitë që ndodhin në jetën e përditshme ti bëjnë humor.

I tillë është edhe skeçi i tyre i fundit humoristik që indirekt prek incidentin e djemve të deputetit të PDK-së, Adem Grabovci ku ata kishin rrahur një policë pasi që ky i fundit i kishte ndalur ata për tejkalim shpejtësie në qytetin e Fushë Kosovës.

Stupcat e zhvendosin këtë ngjarje në një rrugë lokale të Kosovës përderisa nuk përmendin emra të personave të involvuar në këtë rast, por vetëm fjalën tashmë të njohur nga publiku i gjërë “A e dini ju kush jemi na?”, të cilën e kishin përdorur edhe djemtë e Grabovcit pasi polici kishte ndalur ata.

Gjithashtu, “Stupcat” këtu kritikojnë edhe Policinë e Kosovës pasi që njeri prej policëve që ka ndal veturën ka të veshura sandale.

Për më shumë ju mund ta shikoni skeçin e Stupcave më poshtë:

Më poshtë, mund të komentoni në lidhje me artikullin.




.
Kliko LIKE nëse të pëlqen artikulli