Stuhia “mbërthen” Shqipërinë/ Gjendje kritike në kryeqytet, meteorologët: Më keq në vijim

Ashtu siç ishte parashikuar, dita e sotme solli reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit.

Situata duket të jetë mjaft kritike në kryeqytet, ku uji ka vërshuar në çdo lagje dhe sigurisht, mungesa e kanalizimeve ka bërë që rrugët të përmbyten.

Në redaksinë e JOQ.al kanë mbërritur foto të shumta dhe nga qytete të tjera.

Shiu shoqërohet me bubullima dhe një erë të fortë. Ndërkohë, meteorologët paralajmërojnë mot akoma më të vështirë në orët në vijim.