‘Stuhia Barcelona’ që po vjen!


Ka mbetur më pak se një javë dhe topi do të rrokulliset për herë të parë në ekipin e Barcelonës për sezonin e ri.
Uebfaqja spanjolle Sport.es e ka hapur një debat, ku ka pyetur për përforcimet që i dëshirojnë tifozët dhe ekipin ideal të tyre për sezonin tjetër.
Sigurisht, ata e preferojnë në sulm dyshen Messi – Neymar, por katalunasit mund t’ua shtojnë atyre edhe sulmuesin e Chelseat, Fernando Torres.
Gjithashtu, ajo që preokupon më së shumti është mbrojtja. Prandaj, në debat është propozuar që të merret njëri nga mbrojtësit David Luiz apo Thiago Silva, pasi që transferimi i të dyve këtë verë është i vështirë.
Pastaj, është folur edhe për portierin Victor Valdes, për të cilin më shumë preferojnë që të mbetet në Camp Nou edhe këtë sezon. /LajmeOnline/