STUDIM:6,7% e adoleshentëve në dieta të panevojshme (Foto)

loading...

6,7% e adoleshentëve në dieta të panevojshme (Foto)
loading...

Mbajtja e dietës dhe sjelljet që kontrollojnë peshën janë të zakonshme mes adoleshentëve, por ndonjëherë ato janë të panevojshme.

Sipas një studimi të Institutit të Shëndetit Publik, 6.7% e fëmijëve të grup – moshës 11 – 15 vjeç janë në dietë për të rënë në peshë edhe pse shumica e tyre kanë një trup normal.

Fenomeni është më i përhapur të vajzat.

Referuar shifrave, vetëm 3.2% e tyre janë obezë, ndërsa vetëm 70.2% e kësaj grup moshe janë me peshë normale.

Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se sjelljet për reduktimin e peshës tek nxënësit, që nuk janë mbipeshë, janë një rrezik për shëndetin fizik dhe mirëqenien emocionale.

Studimi i fundit kombëtar ka nxjerr në pah se 10% e vajzave dhe 17% e djemve, të moshës 11 – vjeç janë obez.

Ndërsa me rritjen e moshës, shifrat e obezitetit bien.

Kështu, 4% e vajzave dhe 11% e djemve në moshën 15 – vjeç janë obez.

Ekspertët e shëndetësisë janë të mendimit se faktorët që çojnë në obezitet janë konsumi i tepërt i ushqimeve, veçanërisht të atyre me densitet të lartë energjetik, zakonin për të mos ngrënë mëngjes, konsumimi i pamjaftueshëm ditor i frutave dhe perimeve, mos bërja e aktivitetit fizik dhe tejkalimin me sjellje sedentare, mes të cilave, përdorimi për shumë kohë i televizorit dhe kompjuterit./tvklan

loading...