Studim: Kanceri mund të parandalohet duke i bërë këto gjëra

Kanceri mund të parandalohet me ndryshim në stilin e jetës, thonë shkencëtarët nga Universiteti i Harvardit, pasi që kanë zbuluar se mos pirja e duhanit, konsumimi i alkoolit në sasi modeste, pesha normale dhe ushtrimet fizike i parandalojnë më shumë se gjysmën e vdekjeve nga kanceri.

“Për femrat, 41 për qind e rasteve me kancer dhe 59 për qind e vdekjeve nga kanceri kishin qenë të evitueshme. Ndërsa te meshkujt, ata kishin vlerësuar se 63 për qind e rasteve me kancer dhe 67 për qind e vdekjeve nga kanceri kishin qenë të evitueshme”, ka thënë një profesor nga Harvardi.

Për këto të dhëna, një pjesë e hulumtuesve nga Harvardi kishin bërë shumë studime rreth shëndetit dhe stilit të jetës të qindra mijërave infermiereve dhe meshkujve që merren me mjekësi.

Ata i kishin ndarë njerëzit në dy grupe: grupi me rrezik më të vogël dhe ai me rrezik më të madh.

Grupi i parë nuk kishte konsumuar duhan, femrat nuk kishin konsumuar më shumë se një gotë birrë në ditë (dy meshkujt), kishin pasur peshë mesatare dhe kishin ushtruar thuajse çdo ditë.

Ata kishin zbuluar se sjelljet e shëndetshme kishin pasur efekt mahnitës në parandalimin e shumë llojeve të kancerit, përfshirë atij të pankreasit, veshkës etj.