Studenti largohet nga ceremonia e diplomimit, tha se po diplomojnë për të punuar si kamerier (Foto)

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” sot ka organizuar ceremoninë e diplomimit për rreth 450 studentë të diplomuar gjatë vitit akademik 2016/2017 në nivelin Bachelor dhe Master.

Por në këtë ceremoni njëri nga të sapodiplomuarit, Veron Hasani ka reaguar ndaj gjendjes së studentëve, të cilët sipas tij, po mbarojnë studimet por po detyrohen të punojnë si kamerier në mungesë të punës për ta.

Ai gjatë fjalimit të ministrit të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami tha se të diplomuarit nuk po arrijnë të punësohen në lëmit për të cilat studiojnë por detyrohen të punojnë çka të gjejnë punë.

Hasani është larguar nga salla nga sigurimi në këtë ceremoni, ndërsa është edhe aktivist i lëvizjes Vetëvendosje.