Studenti i goditur nga truproja i Thaçit paralajmëron padi ndaj tij

Studenti i goditur dje nga truproja i kryeministrit Hashim Thaçi derisa protesonte kundër vizitës së shefit të ekzekutivit në mensën e studentëve, ka paralajmëruar padi kundër këtij truproje.

Kushtrim Avidmetaj ka thënë për KTV se ai do të pres prokurorinë që të ngris padi, mirëpo nëse kjo nuk ndodh ai do të bëjë vet një gjë të tillë. Ai ka thënë se reagimi i truprojës ka qenë i panevojshëm pasi që nuk kishte për qëllim që ta rrezikonte të parin e Qeverisë.
Avdimetaj ka thënë se ai dhe shokët e tij protesues janë goditur edhe nga disa kolegë të tyre studentë.