Studenti boshnjak ndërton karrige me rrota që kontrollohet nga truri (Video)

loading...

Një student i ri i teknologjisë së informacionit nga Bosnja, po zhvillon një projekt inovativ për të ndërtuar një karrige me rrota që kontrollohet nga truri dhe që do të zgjidhë shumë probleme për të paralizuarit.
 
loading...

Pavarësisht se vuan nga një problem serioz – thuajse nga shurdhimi total – Dalibor Dumiç, një inxhinier i ri nga Bihaci dhe një nga studentët më premtues të IT në Bosnje, po zhvillon një projekt ambicioz për të dizenjuar një karrocë me rrota të kontrolluar nga truri.

Dumiç, 22 vjeç, një student i Universitetit Burch në Sarajevë, i tha BIRN se projekti është pjesë e mbrojtjes së diplomës.

“Kam parë projekte të ngjashme për kontrollimin e duarve robotike dhe dua ta zbatoj këtë koncept në një karrige me rrota, e cila mund të jetë e dobishme për njerëzit që kanë paaftësi të plotë në lëvizje,” shpjegoi ai.

Projekti përbëhet nga tre komponentë kryesorë: një sensor për të zbuluar aktivitetin nervor, një softuer dhe një harduer, që janë të nevojshëm për kontrollimin e karrocës me rrota.

Sensori duhet të vihet në lëkurën e kokës dhe të skanojë aktivitetin nervor të trurit, shpjegoi Dumiç. Aktiviteti nervor më pas do të përforcohet dhe të dërgohet në softuerin e instaluar në një tablet Windows 10.

Softueri do t’i marrë të dhënat nga sensori, do t’i përpunojë ato nëpërmjet një algoritmi dhe do t’i japë komandat përfundimtare harduerit, të ngulitur në karrocë.

“Ideja nuk është të lexohet mendja e njeriut, por lidhet më shumë me leximin e aktivitetit të tyre nervor dhe reagimin ndaj ndryshimeve të parametrave të këtij sinjali”, tha Dumiç, duke theksuar se projekti duhet të jetë gati deri në fund të vitit.

“Dëshira ime është ta bëj karrocën të thjeshtë dhe të përballueshme, që të mund të jetë e dobishme, sidomos për njerëzit këtu në Bosnjë”, theksoi ai.

Edhe pse Bosnja në vitet e fundit ka përjetuar një bum në sektorin e IT, Dumiç, i cili tani është edhe pjesë e Partnerëve të Studentëve Microsoft – një program mbarëbotëror i projektuar nga Microsoft për të sponsorizuar studentët që po diplomohen në disiplina që lidhen me teknologjinë – vuri në dukje se zhvillimi i aftësive të tij në atdhe ishte një detyrë e vështirë.dalibor-640-533x400-533x358

loading...