Studentët e mjekësisë ia presin gabimisht penisin foshnjës

778c440e63b29f538e5496ce9b482096-l


Disa studentë të mjekësisë raportohet se ia kanë prerë gabimisht penisin një foshnje duke menduar se ishte ‘litari’ i kërthizës.
Studentët e bënë gabimin tronditës në qytetin e Saltillo-së, në Meksikën veri-lindore, dhe më pas provuan ta fshehin vogëlushin nga prindërit e tij, raporton The Sun.

Babai i foshnjës, Diego Rangel Izaguirre filloi të kishte dyshime kur nuk iu lejua që ta shihte djalin e tij për më shumë se dy orë pas lindjes së tij. Atij i thanë se vogëlushi kishte pësuar një lëndim të vogël dhe se ka nevojë për operacion.

“Kur lindi ai, ata ia prenë penisin në vend të kërthizës, kështu që kirurgët bënë edhe dy ndërhyrje të tjera, pothuajse dy centimetra të thella”, shtoi babai.

Nëna e foshnjës, Zulem Contreras tha: “Kjo nuk do të duhej të ndodhte, ata është dashur ta angazhonin një gjinekolog për t’u kujdesur për të, jo studentët”.