Studenten 22-vjeçare nuk po e njohin as kolegët e saj, pasi humbi 90 kilogramë për 12 muaj (Foto)

loading...

loading...

Një studente e fakultetit juridik ka habitur kolegët e saj, të cilët mezi po e njohin që kur brenda 12 muajve arriti t’i humbë 90 kilogramë.

Jennifer Ognenovski ishte betuar që të humb kilogramët e tepër në ditën që po festonte 21 vjetorin e lindjes, pasi peshonte plotë 160 kilogramë,Telegrafi.

Në mungesë të energjisë, ajo hezitonte të dilte nga shtëpia që të takohej me miq dhe vazhdimisht ndihej e lodhur derisa ecte rrugëve.

Ajo gjithashtu tmerrohej kur vinte dita që të bëj shoping dhe të blejë rroba të reja, pasi mezi arrinte të gjente fustane apo xhinse që i përshtateshin.

Por një ditë ajo vendosi t’i thotë ushqimit të yndyrshëm stop dhe t’i nënshtrohet një diete strikte, që i ndihmoi të shndërrohet në një femër mjaft atraktive.

Tani studentja 22-vjeçe nga Sydney i Australisë po habit të gjithë me linjat e saj trupore, madje kolegët në fakultet mezi kanë arritur ta njohin.

loading...