Strugani kapet me 1.7 kg marihuanë

Policia e Strugës në magjistrale Strugë – Ohër, në një autobus ka zbuluar 1.7 kilogram drogë të llojit marihuanë. Droga është gjetur në autobusin “Setra” të linjës Strugë – Vjenë. Ajo u gjet tek B.B, 19 vjeç nga fshati Bogovicë e Strugës. Droga i`u gjet e mbështjellë në trupin e tij në tetë pako të peshave të ndryshme.

I ndaluari ka pranuar se ka pasur për synim që drogën ta transportonte në Austri, ndërsa droga ishte siguruar nga Shqipëria, transmeton ina. MPB bëri të ditur se në rrjetin e shpërndarjes së drogës janë të përfshirë edhe një shtetas nga Maqedonia dhe një shtetas nga Shqipëria. Vitin e kaluar në këtë aks rrugor u konfiskuan 160 kilogram marihuanë, që transportohej nga Shqipëria.