Stresi: Tri herë e kam provuar burgun, ja çka bëj aty


Gjykata e Tiranës ka dënuar me tre muaj burg këngëtarin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Por ky vendim nuk e ka çuar ende në qeli reperin, pasi vendimi i Gjykatës së Shkallës së parë nuk është i ekzekutueshëm, kështu që Stresi është ende në gjendje të lirë.

Nga gjykimi i shkurtuar, Stresi duhet të dënohet me 2 muaj burg, por reperi tashmë e ka çuar çështjen në Gjykatën e Apelit për të kërkuar zgjidhjen e çështjes së tij.

Stresi është në çështje gjyqësore pas arratisjes spektakolare nga Komisariati nr. 3 në muajin shkurt të këtij viti, ku ishte ndaluar për drejtim të automjetit pa patentë.

Paralelisht me pritjen e vendimit përfundimtar të drejtësisë, Stresi po punon për këngën e tij solo, pas klipit me Erik Lloshin. Po nëse Stresi do të merrte vendimin e burgosjes, si do e përballontejetën në izolim.

“Do e kaloja kohën duke lexuar dhe duke shkruar”, thotë ai duke treguar se nuk është fillestar në këtë eksperiencë, pasi deri tani ka provuar tre herë qelinë, në pak muaj jashtë Shqipërisë si një reper i vërtetë.

Në lidhje me jetën private së fundi ai është komentuar për një histori të re dashurie me një vajzë, detaje për të cilën ai nuk ka ndarë ende me mediat. Le të shohim se si do të vazhdojë jeta sentimentale e reperit më të komentuar në Shqipëri.

stresi-del-me-arm-euml-ldquo-p-euml-r-gjah-rdquo-foto_hd-780x439