Stoner: Nëse MotoGP do të ndryshojë në mënyrë radikale, mund të rikthehem

stoner

Tifozët e MotoGP mund të shikojnë sërish në pistë ish kampionin australian Casey Stoner. Australiani që aktualisht ka përfunduar pushimet për të nisur garimin në Dunlop V8 Series, një kampionat me makina thekson se karriera e tij në garat me motora ende nuk ka përfunduar.

“Do të jem në këtë event për 1 vit për të parë se çfarë mund të bëj. Do të impenjohem por nuk duhet të presin shumë nga unë”. Pas këtyre fjalëve, Stoner lëshon edhe bombën: “Nëse MotoGP do të ndryshojë në mënyrë radikale, mund të rikthehem. Kohët e fundit nuk kisha siguri të garoja, humbëm Simoncellin dhe vetëm pak muaj më vonë gjithçka u harrua, na trajtojnë si kukulla”.

Për momentin duket se Stoner do të përqendrohet te Dunlop V8 Series por fjalët e tij lënë një shteg për rikthimin në MotoGP.