Stephen Daldry i ka ofruar Mbretëreshës perfomancë private të shfaqjes së re

loading...

f1_12-daldry1363098807

loading...
Regjisori Stephen Daldry i ka ofruar Mbretëreshës Elizabeth II shikim privat të shfaqjes “The Audience” të Helen Mirren.

Mirren ka marrë shumë kritika pozitive për rolin e saj si monarke në prodhimin e West End, i cili dramatizon takimet e rëndësishme në mes mbretëreshës dhe 12 kryeministrave gjatë 60 viteve, ndërsa regjisori i shfaqjes dëshiron që mbretëresha ta shohë shfaqjen e tij.

Daldry zbulon se ka folur me sundimtaren për mundësinë e inskenimit të shfaqjes në rezidencën mbretërore në kështjellën Windsor.

“Ne tashmë kemi ofruar për ta luajtur shfaqjen pa dekor në kështjellën Windsor për lartmadhërinë e saj. Shpresoj që kjo do të merret parasysh,” tha ai për “London Evening Standard”.

Daldry po ashtu lavdëroi Mirren, e cila fitoi Oskar për rolin e saj në filmin e vitit të 2006, “The Queen”, duke shtuar, “Është jashtëzakonisht sfiduese si aktore. Është një nga forcat më të mëdha që kemi parë në skenën britanike.”

loading...