Statistikat, 10 vitet e Abramovichit te Chelsea, shpenzime pa fund

loading...

abramovic

loading...
Dhjetë vite më parë, në korrik të 2003-shit, Roman Abramoviç vendosi të merrte pronësinë e klubit të Chelsea. Një biznesmen anonim që vinte nga Rusia, por i njohur për pasurinë e madhe, u kritikua në hapat e tij të parë. Nuk pritej që ai do ta shndërronte ekipin problematik londinez, në një nga superfuqitë e futbollit botëror. Vendosi të mbante si trajner Claudio Ranierin, por i “dhuroi” plot 14 futbollistë të rinj, me një vlerë totale 121 mln sterlina.

Transferime të bujshme për kohën, duke marrë lojtarë si Hernan Crespo, Huan Sebastian Veron, Damien Daff, Klod Makelel apo Adrian Mutu. Një skuadër që filloi të renditej menjëherë mes pretendenteve të Premier League dhe të niste kështu “modën” e pronarëve të pasur, që investojnë shifra të çmendura në klube futbolli. Gjithsesi, epoka e artë e bluve startoi në sezonin pasardhës. Stolin e mori Jose Mourinho, i cili sapo kishte fituar Ligën e Kampioneve me Porton. Një tjetër merkato me shumë para të shpenzuara, por emrat nuk ishin aq prestigjiozë. “Special One” vendosi të marrë të besuarit e tij si Paulo Ferreira apo Rikardo Karvalho, ndërkohë që “zbuloi” futbollistë si Peter Cheh, Didier Drogba apo Arjen Robben, të cilët kishin shkëlqyer në klube apo kampionate të një niveli më të ulët.

Edicionet pasardhëse do shoqëroheshin me të tjera blerje të bujshme, me të tjerë trajnerë prestigjiozë, me shumë tituj në Angli. Gjithsesi, triumfet europiane do vinin pikërisht atëherë kur nuk pritej, saktësisht me dy trajnerë provizorë. Roberto di Mateo dhe Rafa Benitez i dhuruan Chelsea respektivisht Champions League dhe Ligën e Europës.

Plot 72 lojtarë të blerë për 10 vite si pronar dhe 713 milionë sterlina të harxhuara nga Roman Abramoviç. Shifra stratosferike, por misioni u realizua. “Do e bëj këtë klub një nga më të fortët në botë dhe do fitojmë të gjithë trofetë më të rëndësishëm”, – u shpreh miliarderi rus në ditët e tij të para. Një plotësim dëshire që, në fakt, ka kushtuar me të vërtetë shumë. Shumë lojtarë të ardhur, pjesa më e madhe e të cilëve me kosto tepër të lartë, por që nuk kanë bindur të gjithë. Futbollisti më i shtrenjtë është Fernando Torres, plot 50 milionë sterlina, por që ka rezultuar edhe një prej zhgënjimeve. Spanjolli, i ardhur me bujë nga Liverpooli, nuk arriti të shkëlqejë dhe në Londër tregohet si barsoletë që “shkarkoi” edhe Carlo Ançelottin. Tekniku italian i besoi vazhdimisht, edhe pse nuk mori fryte, duke ndikuar edhe në rezultate apo ecurinë e skuadrës. Veron, Mutu, Kezhman, Shevçenko apo edhe Marko Marin kanë qenë lojtarë që u cilësuan goditje në merkato, por që nuk mundën të jepnin as gjysmën e asaj që prisnin tifozët.


SEZONI 2003-2004

GLEN XHOHNSON (Nga Uest Hemi, 6.3 milionë sterlina)
ALEKSEI SMERTIN (Nga Bordo, 3.5 milionë sterlina)
XHEREMI (Nga Real Madrid, 7 milionë sterlina)
HUAN SEBASTIAN VERON (Nga Man.Junajtid, 15 milionë sterlina)
DAMIEN DAF (Nga Blekbërni, 17 milionë sterlina)
UEJN BRIXH (Nga Sauthempton, 7 milionë sterlina)
ADRIAN MUTU (Nga Parma, 15.8 milionë sterlina)
XHO KOL (Nga Uest Hemi, 6.6 milionë sterlina)
HERNAN KRESPO (Nga Interi, 16.8 milionë sterlina)
KLOD MAKELELE (Nga Real Madrid, 16 milionë sterlina)
NEIL SALIVAN (Nga Totenhemi, falas)
MARKO AMBROSIO (Nga Kievo, falas)
JURGEN MAÇO (Nga Sandërlendi, falas)
SKOT PARKER (Nga Çarltoni, 10 milionë sterlina)


SEZONI 2004-2005

MATEJA KEZHMAN (Nga PSV, 5.5 milionë sterlina)
ALEKS (Nga Santos, 5.7 milionë sterlina)
TIAGO (Nga Benfika, 10 milionë sterlina)
PETER ÇEH (Nga Rene, 9 milionë sterlina)
ARJEN ROBEN (Nga PSV, 12 milionë sterlina)
PAULO FERREIRA (Nga Porto, 13.2 milionë sterlina)
DIDIER DROGBA (Nga Marsejë, 24 milionë sterlina)
RIKARDO KARVAJO (Nga Porto, 19.8 milionë sterlina)
JIRI JAROSHIK (Nga CSKA e Moskës, 3 milionë sterlina)


SEZONI 2005-2006

ASIER DEL HORNO (Nga Atl.Bilbao, 8 milionë sterlina)
SHON RAJT-FILIPS (Nga Man.Siti, 24 milionë sterlina)
LASANA DIARRA (Nga Le Havre, 2 milionë sterlina)
MIKAEL ESIEN (Nga Lion, 24.4 milionë sterlina)
MAKINE (Nga Dinamo e Moskës, huazim)


SEZONI 2006-2007

HENRIKE HILARIO (Nga Nacional, falas)
MIKAEL BALAK (Nga Bajern Mynih, falas)
SALOMON KALU (Nga Fejenord, 3 milionë sterlina)
ANDRIJ SHEVÇENKO (Nga Milani, 30 milionë sterlina)
XHOHN OBI MIKEL (Nga Fk Lyn, 16 milionë sterlina)
KHALID BULAHRUZ (Nga Hamburg, 9 milionë sterlina)
ESHLI KOL (Nga Arsenali, 5 milionë sterlina + Gallas)


SEZONI 2007-2008

STIV SIDUELL (Nga Riding, falas)
TAL BEN HAIM (Nga Bolton, falas)
KLAUDIO PIZARRO (Nga Bajern Mynih, falas)
FLORENT MALUDA (Nga Lion, 13.5 milionë sterlina)
XHULIANO BELETI (Nga Barcelona 3.7 milionë sterlina)
NIKOLAS ANELKA (Nga Bolton, 15 milionë sterlina)
BRANISLAV IVANOVIÇ (Nga Lokomtiv e Moskës, 9 milionë sterlina)
FRANKO DI SANTO (Nga Odoks, 2 milionë sterlina)


SEZONI 2008-2009

DEKO (Nga Barcelona, 8 milionë sterlina)
HOZE BOSINGUA (Nga Porto, 16.2 milionë sterlina)
MINEIRO (Falas)
RIKARDO KUARESMA (Nga Interi, huazim)


SEZONI 2009-2010

JURI ZHIRKOV (Nga CSKA e Moskës, 18 milionë sterlina)
ROS TURNBULL (Nga Midëllsbrou, falas)
DANIEL STARRIXH (Nga Man.Siti, 3 milionë sterlina)
NEMANJA MATIÇ (Nga Kosice, 1.5 milionë sterlina)


SEZONI 2010-2011

JOSI BENAJUN (Nga Liverpuli, 5.5 milionë sterlina)
RAMIREZ (Nga Benfika, 17 milionë sterlina)
DAVID LUIZ (Nga Benfika, 21.3 milionë sterlina)
FERNANDO TORRES (Nga Liverpuli, 50 milionë sterlina)


SEZONI 2011-2012

TIBOT KURTUA (Nga Genk, 7.9 milionë sterlina)
ORIOL ROMEU (Nga Barcelona, 4.4 milionë sterlina)
ROMELU LUKAKU (Nga Anderlehti, 18 milionë sterlina)
HUAN MATA (Nga Valencia, 23 milionë sterlina)
RAUL MEIRELES (Nga Liverpuli, 12 milionë sterlina)
GERI KAHILL (Nga Bolton, 7 milionë sterlina)
LUKAS PIAZON (Nga Sao Paolo, 5 milionë sterlina)
KEVIN DE BRUJNE (Nga Genk, 6.7 milionë sterlina)


SEZONI 2012-2013

MARKO MARIN (Nga Verder Bremen, 7 milionë sterlina)
EDEN HAZARD (Nga Lilë, 32 milionë sterlina)
TORGAN HAZARD (Nga Lens, 800 mijë sterlina)
OSKAR (Nga Internacional, 25 milionë sterlina)
CESAR AZPILIKUETA (Nga Marsej, 7 milionë sterlina)
VIKTOR MOSES (Nga Uigan, 9 milionë sterlina)
UOLLAS (Nga Fluminiense, 5 milionë sterlina)
DEMBA BA (Nga Njukasëll, 7 milionë sterlina)


SEZONI 2013-2014

ANDRE SHYRRLE (Nga Leverkusen, 18 milionë sterlina)


TRAJNER

CLAUDIO RANIERI
(15 shtator 2000-21 maj 2004)

JOSE MOURINHO
(2 qershor 2004-20 shtator 2007)

AVRAM GRANT
(20 shtator 2007-24 maj 2008)

LUIZ FELIPE SCOLARI
(11 qershor 2008-9shkurt 2009)

GUS HIDINK
(11 shkurt 2009-30 maj 2009)

CARLO ANÇELOTTI
(1 qershor 2009-22 maj 2011)

ANDRE VILAS-BOAS
(22 qershor 2011-4 mars 2012)

ROBERTO DI MATEO
(4 mars 2012-21 nëntor 2012)

RAFA BENITEZ
(21 nëntor 2012-28 maj 2013)

JOSE MOURINHO
(3 qershor 2013-vazhdim)

loading...