Stalini nuk u vra

Prej kohësh ka pasur dyshime mbi rrethanat e vdekjes së ish-liderit të Bashkimit Sovjetik Josef Stalin. Megjithatë dokumenta të publikuara për herë të parë pas 60 vitesh godasin teoritë e konspiracionit duke mbështetur versionin zyrtar atë të vdekjes nga shkaqe natyrale. Autopsia prej 11 faqesh e dalë nga arkivat e shtetit pas përfundimit të afatit 60-vjeçar të ruajtjes së sekretit tregoi se diktatori pësoi një infarkt dhe ndërroi disa orë më vonë pasi një hemoragji në stomak i mbushi rrugët e frymëmarrjes me gjak duke e asfiksuar.I konsideruar si një hero për rolin e luajtur në fitoren e BRSS ndaj Gjermanisë Hitleriane në Luftën e Dytë Botërore por gjithashtu përgjegjës për miliona jetë të humbura sovjetike për shkak të politikave të dështuara ekonomike dhe represionit masiv Stalini ndërroi jetë në 5 mars të vitit 1953 në moshën 73-vjeçare.Sipas versionit zyrtar lideri pësoi një infarkt rreth orës 6.30 të pasdites së datës 1 mars por për shkak të autoritetit dhe frikës të padiskutueshme që ngjallte tek njerëzit roja në hyrje të derës pati frikë të trokiste dhe të interesohej për shëndetin e tij deri të nesërmen në mesditë.Për shkak të kohës tepër të gjatë pa shenja jete nga dhoma e Stalinit roja ndërhyri me shumë vonesë duke gjetur liderin të shtrirë në agoni i mbuluar me gjak dhe urinën e tij.Sipas autopsisë në kohën kur u lajmëruan mjekët e anëtarët e tjerë të Byrosë Politike pasditen e 2 marsit me shumë gjasa nuk kishte më asgjë për të bërë për Stalinin pasi infarkti i kishte shkaktuar një trompozë që goditi rëndë funksionet në pjesën e djathtë të trurit.Stalini kaloi edhe tre ditë të tjera në agoni në dhomën e tij ndërsa disa prej mjekëve më të mirë me origjinë hebrehe ishin internuar vetëm disa muaj më parë në gulage në një fushatë famëkeqe antisemite spastrimi të kryera nga autoritetet e atëhershme sovjetike.Rrethanat e vdekjes së Stalinit bënë që të spekulohej për helmimin e tij apo eliminimin në ndonjë mënyrë tjetër nga anëtarë të Byrosë Politike si ish-ministri i Jashtëm Vlaçeslav Molotov apo shefi i NKVD-së (më pas KGB-së) Lavrenti Beria të cilët duket se ishin të radhës në listën e spastrimeve. Megjithatë fashikulli mbi rrethanat e vdekjes dhe autopsia zyrtare hedhin poshtë përfundimisht këtë mundësi