Spiuni më i mirë në botë: ISIS-i nuk do tërhiqet derisa të jemi gjallë. Ideja e tyre është…

loading...


40 vjeçari Toni Siena në karrierën e tij ka qenë spiun, bodiguard, kampion karat, mercenar, aktor, producent.
Në të njëjtën kohë ai ka komentuar për “Financial Times” kërcënimet nga terrorizmi, pastaj ka qenë në ballinën e revistës për karate dhe u shfaq në një tabloid amerikan të thashethemeve.
“Edhe pse gazetarët skeptikë dëshirojnë ta paraqesin misterioz, kurse gazetaret e dëshpëruara si fotografi dhe rast të Rambos në botën e agjencive të sigurisë. Toni Siena është serioz dhe personazh i respektuar”, shkruan gazetarja e Jutarnji.hr, transmeton Indeksonline.
Kompania private e sigurisë MOSAIC, udhëheqës e së cilës është Siena, ofron shërbime të sigurisë në zonat e rrezikshme, trajnime për luftën kundër terrorizmit, krizave, komunikimit dhe teknologjisë së sigurisë.
Lista e klientëve të MOSAIC-ut përfshin klient si policinë e Nju Jorkut NYPD, forcat speciale kurde Peshmerga që luftojnë kundër ISIS-it, NATO-n, Legjionin francez të të Huajve, specialët afganë, të Mongolisë, Lituanisë, Italisë dhe Kroacisë. Ai ka këshilluar shumë prej anëtarëve të qeverive të botës dhe organizatave qeveritare për çështjen e terrorizmit dhe ka trajnuar njësitë e tyre të veçanta. Kjo nuk është për t’u habitur që ditët e tij të punës shpesh ndodhin në zonat e luftës, konflikteve, histerive, terrorizmit e plot gjëra të tjera që për dikë janë të frikshme.
“Terrorizmi ka ndryshuar, situata do të jetë shumë më e keqe”
“Sot terrorizmi ka ndryshuar në masë të madhe. Është formuar si lloji i Kalifatit, ku ideologjia është përhapur tej mase, ajo është më e rrezikshme se kurrë. Para se situata të shkoj mirë, ajo njëherë do të jetë shumë më e keqe”, thotë Siena.
“Nga jeta jonë terrorizmi që implementon ISIS-i nuk do të largohet. ISIS-i sot ka njerëzit e tij pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha të botës. Pasi që ajo është pjesë e agjendës së tyre. Sa më shumë sulme të fuqive perëndimore ndaj kalifatit, do të ketë edhe më shumë sulme në qytetet e Perëndimit. Në qoftë se ne ndalojmë se sulmuari, Kalifati do të përhapet, kështu që nuk kemi zgjidhje. Kemi punë me terroristët ideja fondamentale e të cilëve është pushtimi i botës dhe eliminimi i të gjithë atyre që janë të pafe sipas tyre. Në sytë e tyre shihemi të gjithë si armiqtë e tyre”, thotë ai.
Siena në një intervistë me Jutarnji.hr thotë se skenari që u zhvillua në Bruksel ishte “absolutisht alarmant”.
Ai thotë se qeveritë duhet të ndryshojë shumëçka në mënyrë që të parandalohen sulmet e tilla.
Megjithatë, Siena ka shtuar se një nga problemet më të mëdha në luftimin e ISIS është mungesa e njerëzve në terren, transmeton Indeksonline.
“Kur i shikoni qytetet si Parisi dhe Londra, atëherë duhet të dërgoni miliona spiunë në rrugë që të kontrollojnë gjithçka çfarë ndodh. Kjo nuk mund të realizohet. Përveç kësaj, spiunët e sotëm nuk janë sikur ata që ishin dikur”, thekson Siena.
Ai argumenton se spiuni moderne nuk ka ngjashmëri me James Bond-in, ka edhe prej atyre që prej zyrave marrin informacione të rëndësishme, por puna më e mirë sipas tij është terreni pasi e prek problemin në zemër të tij dhe nëse është i keq nuk e len të zgjerohet.
“Unë kam qenë një spiun i modës së vjetër. Unë kam qenë në terren, unë jam infiltruar në një organizatë terroriste dhe unë me të vërtetë rrezikoi jetën për të ardhur deri të informata e dobishme. Përveç këtij roli jam përgatitur shumë mirë edhe në fusha të tjera, kam kaluar shumë trajnime për njësi të veçanta. Mirëpo për mua të gjitha llojet e situatave të rrezikshme duken normale dhe di si të sillem. Sot ajo nuk është kështu. Sot, shërbimet sekrete janë përqendruar më shumë në teknologji se sa në palestra fizike. Mendimi im është se ka një softuer të sofistikuar që mund më të vërtetë të kompensoj mungesën e njerëzve të mirë atje ku duhet të jenë- të flasim atë që kanë për të thënë dhe të bëjnë atë që kanë për të bërë”, thotë ai, transmeton Indeksonline.
Edhe pse MOSAIC pjesërisht merret edhe me “softuer të sofistikuar”, Siena mbetet në fushën e mercenarit tradicional si dhe kolegët e tij që janë ish agjentë të CIA-s, MI6, SAS-it britanik dhe NavySeal-it amerikan. Ata janë në çdo cep të botës, thjesht paguhen për këtë punë.
Megjithatë, ai për Jutarnji thekson se ka pasur situata kur e ka refuzuar punën. “Kanë qenë disa shtete në Afrikë të cilat kërkonin që të punoja për to, por i kam refuzuar. Tek njëra ka qenë rasti kur hapur i cenonin të drejtat e njeriut. Në tjetrën bëhej fjalë për tregti me njerëz, ku qeveria ose e lejonte ose e injoronte këtë fakt. Edhe pse përfaqësuesit e këtyre vendeve kërkonin takim me ne, i kam refuzuar”, përfundon ai. /Indeksonline/
Untitled

loading...

loading...