Spikerja bie në kanalin e akullt, po çonte SMS (VIDEO)

loading...

laura

loading...
Një spikere lajmesh në një radio britanike, ra në një kanal me ujë të akullt, ndërsa nuk e kishte fare mendjen tek rruga, pasi po i dërgonte SMS të dashurit të saj.

Pamjet tregojnë momentin kur Laura Safe, 27 vjeç, bie në ujin e akullt.

Një biznesmen që po kalonte aty pranë tenton ta paralajmërojë atë, por kur ajo ngre kokën nga celulari, ishte shumë vonë.

Kalimtari 34- vjeçar, Neil Edington, nxiton për ta shpëtuar atë.

“Ky njeri është një hero, më kapi dorën dhe më nxori. Më shpëtoi jetën,” tha Laura, që ka bërë ironi duke thënë se tani nuk duhet të quhet Laura Safe, por Laura Unsafe (safe në anglisht- e sigurt).

loading...