Spelling: Gazetarët po mi shqetësojnë fëmijët

f.0302154049716_m

Aktorja Tori Spelling ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj gazetarëve, të cilët vazhdimisht po shkruajnë se martesa e saj me Dean McDermott është në krizë.

39-vjeçarja ka mohuar se planifikon të shkurorëzohet nga babai i katër fëmijëve të saj, ndërsa njërës nga revistat i ka dërguar letër të hapur për t’u thënë se ia kanë shqetësuar fëmijët.

Aktorja e njohur nga seriali i viteve të nëntëdhjeta, “Beverly Hills, 90210”, ka thënë se është përpjekur që t’ua shpjegojë fëmijëve se gjithçka është në rregull mes saj dhe babait të tyre, mirëpo ata kanë qenë aq të shqetësuar, saqë nuk i kanë besuar. /LajmeOnline/