Spektakli BBA 6-skena te striptizmi (video)

loading...

5454

loading...
Zbulohet një tjetër sekret; Altina largohet nga BB6

Gjatë kësaj javë Big Brother ka futur në shtëpi katër indikacione që kanë të bëjnë me sekretet. Një ndër sekretet e radhës ka të bëjë pikërisht me “Jam tifoz i çmendur i Realit të Madritit”.

Për këtë sekret banorët kanë ndjekur ndeshjen midis Realit dhe Manchester-it ku ata e kanë shijuar shumë, por për njërin prej tyre ka qënë shumë e vështirë që të fshihte emocionet, pasi i duhej të mbronte sekretin. Banorit të cilit i përkiste sekreti është Altina.
Arbana fton të gjithë që të shohin një klip për këtë sekret, ku banorët shfaqen duke parë ndeshjen dhe Altina që mundohet të fshehë emocionet.
Por për Altinën ka pasur edhe një ngjarje tjetër. Gjatë javës ajo ka kërkuar që të largohet nga shtëpia e Big Brother me pretendimin se nuk e përballon dot izolimin.

Arbana ua komunikon këtë fakt banorëve dhe më pas komunikon me Altinën duke i bërë të qartë asaj dhe banorëve të tjerë se futja në shtëpinë e Big Brother ka qënë një kërkesë e tyre dhe se në një farë mënyrë ata u detyrohen të gjithë atyre që i ndjekin. Altina ka refuzuar edhe ndihmën nga psikologu që ia ka ofruar Big Brother dhe tashmë kërkon që të largohet.

Altina thotë se nuk mundet të përballojë izolimin në BB dhe mungesën e të afërmve. Në shtëpi shfaqet një klip ku Altina kërkon të largohet dhe më pas Arbana duke e falënderuar për pjesëmarrjen në BB6 i kërkon që të lërë shtëpinë.

Banorët preken dhe ndërsa e përshëndesin i thonë se kjo ka qënë një zgjedhje e gabuar e saj. Altina lë shtëpinë e BB6, ndërsa banorët bien në qetësi.

****************’
Ashtu sikurse u tha që në fillim, këtë javë Vëllai i Madh ka vendosur në shtëpi disa prova për disa indikacione e sekrete. Tashmë ka ardhur momenti që banorët të shohin një klip që ka të bëjë pikërisht me një nga indikacionet e sekreteve, por ata ende nuk e dinë.

Në monitor shfaqen kripet ku djemtë janë thirrur një e nga një në dhomën e rrëfimeve dhe kanë shprehur mendimin e tyre se çfarë do të ndryshonit te secila prej vajzave. Të njëjtën gjë kanë bërë edhe vajzat.
Më pas shfaqet një tjetër klip ku banorëve, nëpërmjet fotove u janë bërë ndryshimet e kërkuara nga vetë ata. Kjo krijon edhe një situatë gazmore, ku banorët qeshin me pamjet e tyre të reja.

Pas të qeshurave Arbana mbyll lidhjen me shtëpinë dhe informon publikun se bëhet fjalë për një nga sekretet. Një nga banorët ka vendosur të bëjë një operacion plastik brenda shtëpisë. Për këtë arsye banorëve u thuhet se do të ketë një eliminim të dyfishtë. Personi në fjalë nuk do të dalë nga shtëpia, por do të bëjë një operacion plastik brenda shtëpisë dhe Big Brother do të monitorojë gjithçka.
*********************’

Iliri arrin të zbulojë sekretin e radhës

Big Brother këtë javë ka futur shumë indikacione në shtëpi për zbulimin e sekreteve. Një ndër këto sekrete ka të bëjë me “Nuk flas me Babain prej13-muajsh”.
Për këtë sekret banorët kanë parë disa pjesë filmash ku janë shfaqur marrëdhëniet e vështira babë e bir.
Iliri është banori që është ofruar që të thotë se ka zbuluar sekretin. Pasi shfaqet një klip për indikacionin në lidhje me këtë sekret, që kanë qënë 13 pjesë filmi. Më pas për të ndihmuar Ilirin dhe banorët e tjerë në monitorin e shtëpisë shohin një tjetër klip që ka të bëjë me letrën e babait të banorit që i përket sekreti.

Pas klipit, Arbana fton Ilirin në dhomën e sekreteve dhe pas disa minutave ai pyetet për arsyetimin që bëri për të zbuluar sekretin. Iliri thotë se nga 13 pjesët e filmit që u shfaqën kuptoi e një banor ka 13 muaj që nuk shkon mirë me babanë. “Duke parë mimikën e Shpendit sepse ai u duk sikur mundohej të fshinte emocionet, mendova që është ai” thotë Iliri.

Ilirit i kërkohet që të shtyp pulsantin dhe të thotë me zë të lartë se cili është sekreti që ai ka zbuluar. Iliri arrin që të zbulojë sekretin dhe kjo bën që ai të marrë shumën e 1.5 milionë lekëve (të vjetër).
Më pas Iliri kthehet në dhomën e ndenjes dhe banorëve u komunikohet se i e ka zbuluar sekretin, por nuk u tregohet se kujt i përket ky sekeret
******************’
Banorët përfshihen përsëri në heshtje pasi njoftohen se pas pak do të ketë një eliminim të dyfishtë. Megjithëse kjo nuk është e vërtetë, për ta bërë sa më reale, Vëllai i Madh u lë kohë banorëve, ndërsa në studio tashmë ka mbërritur Olseni, i eliminuari i parë i BB6.

Olseni thotë se nuk ndjehet keq që ka dalë sepse vetëm për të është një ndër eksperiencat më të bukura. Opinionisti e pyet nëse ai mendon se është penalizuar nga publiku sepse nuk merrte pjesë në debate, por mundohej t’i mbyllte edhe debatet e të tjerëve. Olseni thotë se nuk i pëlqente debatet sepse ishin pa ndonjë arsye të fortë dhe dëshironte që në shtëpi të kishte më shumë harmoni.
Më pas ai sheh edhe klipin me momentet e tij më të bukura brenda shtëpisë.

Pas Olsenit është momenti që banorët të njihen me të eliminuarin e radhës. Pasi lidhet përsëri më shtëpinë Arbana u komunikon banorëve se e eliminuara e radhës është Jonilda. Ajo përshëndetet me banorët, ndërkohë që Joana shpërthen në lot. Edhe banorë të tjerë preken nga dalja e Jonildës sepse ata nuk e dinë që kjo ka të bëjë me sekretin e saj.
Teksa është duke dalë Jonildës i komunikohet se ajo nuk është eliminuar me të vërtetë, por ka ardhur momenti i sekretit të saj. ajo do të kryejë një operacion plastik në gjoks dhe më pas do të rikthehet brenda shtëpisë. Jonilda shprehet se me zor e ka pritur këtë moment dhe duket mjaft e kënaqur që tashmë do të mund të realizojë dëshirën e saj.

****************’
Pas disa minutave, përfundojnë nominimet dhe ashtu sikurse edhe javën e kaluar edhe këtë javë shkojnë shumë banorë në nominim. gjithsej janë tetë ku përveç Anaidit që është në nominim të përhershëm, këtë javë shkojnë në nominim edhe Marselini, Arsimi, Xhimi, Iliri, Etleva, Joana dhe Etleva.

Pas grafikut përfundimtar, njoftohet hapja zyrtarisht e televotimin për këtë javë. Më pas Arbana bën lidhjen me shtëpinë dhe u komunikon banorëve se këtë javë shkojnë në nominim tetë prej tyre, por Vëllai i Madh ka vendosur që të jenë sekret emrat e tyre.

Më pas banorët ftohen të ndjekin një klip ku shfaqen vajzat duke festuar 8-Marsin. Ky klip është edhe ngjarja e fundit për natën e sotme. Arbana përshëndetet me banorët, Opinionistin dhe publikun dhe bën mbylljen e spektaklit.

********************
Pas disa minutave, përfundojnë nominimet dhe ashtu sikurse edhe javën e kaluar edhe këtë javë shkojnë shumë banorë në nominim. gjithsej janë tetë ku përveç Anaidit që është në nominim të përhershëm, këtë javë shkojnë në nominim edhe Marselini, Arsimi, Xhimi, Iliri, Etleva, Joana dhe Etleva.

Pas grafikut përfundimtar, njoftohet hapja zyrtarisht e televotimin për këtë javë. Më pas Arbana bën lidhjen me shtëpinë dhe u komunikon banorëve se këtë javë shkojnë në nominim tetë prej tyre, por Vëllai i Madh ka vendosur që të jenë sekret emrat e tyre.

Më pas banorët ftohen të ndjekin një klip ku shfaqen vajzat duke festuar 8-Marsin. Ky klip është edhe ngjarja e fundit për natën e sotme. Arbana përshëndetet me banorët, Opinionistin dhe publikun dhe bën mbylljen e spektaklit.

SHIKO NJE VIDEO TE PAZKONT NE BBA 6

Video streaming by Ustream

Video streaming by Ustream

loading...