Spektakël në ndeshjen e lamtumirës së Van Bommelit (Video)


Këtë fundjavë është zhvilluar një ndeshje e rëndësishme, për nder të futbollistit holandez Mark Van Bommel, i cili u pensionua nga futbolli, teksa e kaloi sezonin e fundit në PSV Eindhoven.
Shtatë gola të shënuar në një ndeshje ku në fund PSV fitoi 4-3. Në këtë takim dhuruan spektakël të gjithë protagonistët, duke përfshirë edhe yjet e futbollit botëror si Ibrahimovic, Robben e Ribery.
Ish futbollisti i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Milanit e la futbollin këtë verë, ndërsa tash do ta ketë një pozitë të zyrtarit tek PSV, ndërsa në vitet e ardhshme mund ta marrë postin e trajnerit të gjigantit holandez. /LajmeOnline/