Spanjë, Real Madrid merr vendin e dytë – VIDEO

Cristiano Ronaldo Celta Vigo vs Real Madrid

Real Madrid ka marrë vendin e dytë në kampionatin spanjoll pasi të dielën fitoi në fushën e Celta Vigo me rezultatin 1-2, ndërsa Atletico Madrid humbi në shtëpi ndaj Real Sociedad me rezultatin e ngushtë 0-1.

Cristiano Ronaldo tregoi edhe një herë tjetër formën e shkëlqyer që po kalon duke shënuar dy golat për skuadrën e Jose Mourinho. Goli për Celta u shënua nga Iago Aspas.

Ndërsa Atletico, për herë të parë gjatë këtij sezoni, humbi pikë në stadiumin Vicente Calderon. Pas 13 fitoresh radhazi, ekipi i drejtuar nga Diego Pablo Simeone u mund 1-0 nga Real Sociedad me një gol të Xabi Prieto në minutën e 53-të. Në ndeshjet e tjera të ditës së dielë të kampionatit spanjoll, Valencia u mund 1-0 nga Athletic Bilbao, ndërsa Levante dhe Getafe barazuan 0-0.

Ndërkohë, mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol pohoi se madrilenët duhet të fokusohen në fitmin e Kupës së Mbretit dhe Champions League. 27-vjeçari tha se fitimi i La Ligas është praktikisht i pamundur dhe për këtë arsye “Los Blancos” duhet të përpiqen të triumfojnë në këto dy kompeticione.

“Në La Liga po ‘vuajmë’. Duhet të sigurohemi që ta përfundojme kampionatin në vendin e dytë. Që të fitojmë kampionatin është praktikisht e pamundur por jemi ende në garë për të triumfuar në Kupë si dhe Champions League. Jemi shfaqur të fortë në të dyja kompeticionet”

Reali i Madridit nga Kupa e Mbretit eliminoi Barcelonën, ndërsa në Champions League Manchester United në fazë e 1/8.

Celta Vigo 1-2 Real Madrid

Celta 1 Real Madrid 2 by acosart

Atl. Madrid 0-1 Real Sociedad

Atl. Madrid 0 Real Sociedad 1 by acosart