Sot në 10:00, protestë qytetare kundër Ligjit për Amnisti

loading...

loading...
Një iniciativë qytetare e organizuar spontanisht rezultoi me një tubim pasdreken e vonshme të djeshme në sheshin Nënë Tereza në Prishtinë lidhur me Projektligjin për Amnistinë, që është propozuar nga MD-ja dhe që pritet të dalë në rend dite për miratim në mbledhjen e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Pjesëtari i shoqërisë civile, Shpend Kursani tha se me këtë propozim parashihet të falen rreth 100 kategori të ndryshme të veprave kriminale dhe se kjo i konvenon qeverisë. “Nëse ne arrijmë të mblidhemi në numër sa më të madh nesër, mund t’ia arrijmë që të ndalim dëme shumë të mëdha që mund të dalin prej këtij ligji”, tha ai.

Rron Gjinovci tha se ky projektligj ka kaluar pa asnjë dëgjim publik dhe diskutim me shoqërinë civile, duke shtuar pastaj se “rruga është forma më demokratike për të shprehur pakënaqësitë qytetare”.

“Ata (qeveritarët) duan të amnistojnë jo vetëm veriun, por edhe Xhabir Zharkun, djemtë e Adem Grabovcit, Bajrush Xhemajlin dhe shumicën e qeveritarëve të korruptuar”.

Protesta qytetare do të mbahet sot në orën 10:00 para Kuvendit të Kosovës.

loading...