Sot kthen moti, ç’do të ndodhë këtë të premte në vendin tonë?

Ditën e sotme, territori i vendit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira te shpeshta në pjesën më të madhe të vendit sipas “Meteoalb”.
Parashikimi

Vijon dominimi i kthjellimeve dhe vranësirave te shpeshta në pjesën më të madhe të vendit, më të dukshme në zonat veriore – qendrore duke rrezikuar shira të dobët.

Pasditja mbetet me vranësira e shira të dobët në Veri – Qendër por edhe rrebeshe afatshkurtra shiu në zonat juglindore.

Zonat jugore paraqiten kryesisht me vranësira.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë gjatë mëngjesit, por mbeten thuajse konstante vlerat e mesditës.