Sophie Anderton: Ja pse e shita trupin tim

Celebrity Big Brother - Summer 2013Sophie Anderton, top-modelja e njohur, ka rrëfyer për mediet britanike, se si shiti trupin e saj disa herë për të paguar borxhet që vinin pas konsumimit të drogës.

“Në vitin 2004, ndërsa isha një person që konsumonte lëndë narkotike, më rastisi ‘të mbytesha’ në vodkë dhe të thithja kokainë pa reshtur. Besoj se kam shpenzuar 200 mijë stërlina vetëm për të blerë kokainë”, thotë Anderton. Edhe pse kishte para mënjanë dhe ishte modele e njohur, ato nisen të mbaronin dhe kartat e kreditit iu bllokuan.

“Mora numrin e një zonje. Mu deshën disa ditë të vendosja, por më në fund e telefonova. Më tha se duhet të vishesha në mënyrë elegante, por me rroba të brendshme seksi. Më tha se do të fitoja 10 deri në 15 mijë stërlina për çdo takim. Zemra desh më doli nga vendi nga kjo situatë”, tregoi Anderton.