Sopa nuk bëri vetëvrasje

loading...

loading...
Raporti përfundimtar i autopsisë së viktimës Hamdi Sopa konfirmon gjetjet e raportit preliminar, i cili konstaton vrasjen e ish-zyrtarit të Qeverisë Prokuroria Themelore e Prishtinës tashmë e ka në duart e saj raportin përfundimtar të autopsisë rreth motiveve të vdekjes së ish-zyrtarit të Qeverisë, Hamdi Sopa.

Gazeta “Kosova Sot” ka mësuar se prokurori i rastit Blerim Isufaj ka një muaj që e posedon raportin e Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës, në të cilin shpjegohen shkaqet e vdekjes së Sopës pesë muaj më parë, pas hedhjes së tij nga kati i nëntë i banesës.

Ky raport konstaton se shenjat në trupin e viktimës nuk kanë të bëjnë me një vetëvrasje, por vrasje.
Gjetjet e këtij raporti janë të njëjta me ato të raportit preliminar që i ishin dorëzuar prokurorit një javë pas vdekjes së Sopës, gjë e cila pati shtyrë prokurorin të urdhëronte arrestimin e tri të dyshuarave Teuta, Artina dhe Erna Sopa për vrasjen e bashkëshortit, përkatësisht babait të tyre. /LajmeOnline/

loading...