Soni Malaj stërvitet me pesha të rënda

1105

Këngëtarja nga Shqipëria, Soni Malaj, ka zbuluar se si e mban në formë trupin e saj edhe pas lindjes së vajzës.

Ajo ka publikuar në Facebook disa fotografi, në të cilat shfaqet duke u stërvitur në palestër me pesha të rënda.

Pas sjelljes në jetë të fëmijës, Soni ka humbur disa kilogramë, ndërsa kjo është mënyra se si ajo forcon dhe tonifikon muskulaturën e trupit.

Këngëtarja është pjesë e spektaklit për talentë, ‘X Factor’, ndërsa kujtojmë se ajo ka një vajzë me balerinin italian, Mirko Luccarelli, me të cilin jeton në Spanjë. /Telegrafi